Trajneri i Norrkopingut, Jens Gustafsson është i kënaqur me rezultatin që e arriti ekipi i tij ndaj FC Prishtinës, në fitoren 5:0.
Ai u shpreh se ekipi suedez ka krijuar avantazh solid para lojës së kthimit, që zhvillohet javën tjetër në Mitrovicë, raporton Zëri.
Ai e pranon se u befasua nga fillimi i furishëm i lojës nga ana e prishtinasve, por që me kalimin e minutave ekipi i tij e mori lojën nën kontroll.
Lexo edhe: Prishtina pëson disfatë të thellë në ndeshjen e parë ndërkombëtare (VIDEO)
“Jemi të kënaqur me rezultatin. Nuk dinim shumë për kundërshtarin dhe FC Prishtina i pati rastet e veta. Mirëpo, dalë ngadalë filluam ta luajmë lojën tonë, luajtëm, shënuam dhe më pas kishim kujdes. Kemi rezultat shumë pozitiv për lojën e kthimit në Mitrovicë. Atje do të jetë një lojë krejt ndryshe. Do të jetë një eksperiencë edhe për ne të vijmë atje”, ka thënë trajneri suedez në konferencë për shtyp.
Sipas tij, edhe prishtinasit zhvilluan lojë të mirë dhe nuk “fjetën” asnjëherë gjatë saj.
“Prishtina filloi me lojë ofanzive, na befasoi disa herë. Ne shkuam në pushim me 5:0, por nuk ishim të kënaqur me lojën në pjesën e parë. Edhe pse i dhamë golat, nuk ishim të disiplinuar me lojën tonë 100 për qind”, vazhdoi Gustafsson.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...