Mediat më të mëdha italiane, portalet dhe gazetat sportive i dedikuan një hapësirë të veçantë performancës së portierit shqiptar në finalen e Superkupës, por trajneri Alberto Zakeroni i surprizoi të gjithë.
Ishte zgjedhur nga “Rai Uno” si analist i ndeshjes, por nuk u tregua aspak korrekt, sepse në minutat e para nuk e vlerësoi shqiptarin për ndërhyrjet vendimtare që bëri për të shpëtuar portën.
“Lëvizje shumë e bukur e Cuadrados dhe aksion interesant i Juventusit. Rast i shkëlqyer për bardhezinjtë”, tha Zakeroni, duke harruar që ai rast u mbyll me saktësi dhe përpikëri nga portieri Strakosha.
Ish-trajneri i Milanit nuk i ka njohur asnjë meritë në këtë rast, por për më tepër nuk e përmendi asnjëherë gardianin kuqezi në komentin dhe analizën që bëri gjatë finales së Superkupës së Italisë. dNë fundin e ndeshjes, ai tha se lojtarët e Juventusit nuk bashkëpunuan shumë me njëri-tjetrin dhe ishin të brishtë në momentin kur e humbnin topin.
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...