Trajneri i NBA-së: E kemi president një budalla, një idiot të çmendur

09:37 | 2 Qershor 2020
A. B.

Trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich, e ka kritikuar shpeshherë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke e quajtur atë “frikacak të pashpirt” dhe “person që e sjell anën e errët të njerëzve për qëllime të veta”. Megjithatë, vrasja e George Floyd dhe sjellja e Trump që nga atëherë ka bërë që Popovich të dalë me deklaratën e tij më të ashpër deri më tani.

I riu amerikan me ngjyrë, George Floyd, vdiq javën e kaluar në Minneapolis pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta, transmeton Gazeta Express.

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën, u arrestua të premten dhe ndaj tij u ngrit akuzë për vrasje të rangut të tretë.

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë javë. Presidenti i SHBA-së i ka irrituar edhe më shumë protestuesit me deklaratat e tij që nga vrasja e Floyd.

“Është e pabesueshme. Nëse Trump do të kishte tru, edhe nëse do të kishte qenë 99 për qind cinik, ai do të dilte dhe do të thoshte diçka që do t’i bashkonte njerëzit”, ka thënë Popovich.

“Por, atij s’i intereson kjo gjë, as tani. Kaq i çmendur është. Për të ka rëndësi vetëm vetja. Gjithçka e bën për të përfituar personalisht, kurrë për të mirën më të madhe. Kështu ka qenë gjithmonë”.

“Është shumë e qartë se çfarë duhet të ndodhë. Neve na nevojitet një president që del dhe thjesht thotë “Jeta e personave me ngjyrë ka peshë”. Vetëm këto fjalë. Por, ai s’mundet dhe s’do ta bëjë. Ai s’mund ta bëjë sepse për të është më e rëndësishme t’i zbusë përkrahësit e tij që ia vlerësojnë çmendurinë”.

“Por, s’është vetëm Trump, i gjithë sistemi duhet të ndryshojë. Unë do të bëj çfarëdo që të mundem për të ndihmuar sepse këtë e bëjnë liderët. Por, ai s’mund të bëjë asgjë për të na vendosur në rrugën e drejtë sepse ai s’është lider. Në fund të fundit, në vend të presidentit e kemi një budalla”.

Popovich është bërë pesë herë kampin i NBA si trajner i Spurs që nga viti 1996, ndërsa vlerësohet nga shumë tifozë si trajneri më i mirë i të gjitha kohëve në botën e basketbollit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme