Trajneri i Nantes, Vahid Halilhodzic ka konfirmuar se ai dhe lojtarët e tij shpresojnë të marrin pjesë në funeralin e Emiliano Salas.
Sala ka qenë i zhdukur që nga 21 janari, kur u zhduk nga radari aeroplani Piper Malibu N264DB me të cilin ishte së bashku me pilotin David Ibbotson duke shkuar nga Nantes te Carddiffi, transmeton portali arbresh.info.
Autoritet kanë konfirmuar të enjten se trupi i nxjerrë nga mbetjet nën ujë të aeroplanit është i sulmuesit, i cili finalizoi kalimin prej 15 milionë funta te skuadra në Premierë Ligë muajin e kaluar.
Tani, Halilhodzic ka pohuar se klubi francez do të kërkoj edhe për ri-zhvendosje të ndeshjeve nëse është e nevojshme në mënyrë që lojtarët të jenë në gjendje të shkojnë te funerali i Salas, trupi i të cilit pritet të transportohet në Argjentinë.
“Sigurisht, ne do të kërkojmë”, ka thënë 66-vjeçari duke shpërthyer më pas në lot, transmeton portali arbresh.info. “Tani, si dhe çfarë do të bëjmë janë gjëra të tjera. Unë nuk kam ende informatat e duhura. Do të shohim”
“Nuk e di se çfarë do të bëjmë ende. Në fillim, ne do të diskutojmë me disa lojtarë që ishin shumë të afërt me të. Ne tashmë kemi luajtur tri ndeshje në këtë situatë. Ne duhet të jemi të fortë”
“Ishte shumë e papritur dhe e trishtuar. Ne duhet të vazhdojmë përpara, por unë dua t’i tregoj juve që nuk është lehtë. Nuk është lehtë aspak”
Komentet nga Halilhodzic vijnë pasi skuadra në Liga 1 ndërroi faqen e tyre duke postuar një foto të Salas në ballinë./arbresh.info/
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...