Një ditë para ndeshjes me Shqipërinë në Kishinjev, trajneri i Moldavisë, Serghei Cleșcenco u paraqit në një konferencë për media.
Tekniku moldav vlerësoi maksimalisht përballjen me kuqezinjtë dhe tha se skuadra është gati për të bërë maksimumin në fushë, shkruan Arbresh.info.
“Jemi duke u stërvitur mirë që prej ditës së parë dhe jemi gati për ndeshjen me Shqipërinë. E dimë që është një sfidë e vështirë, pasi jemi përballur me ta edhe në Tiranë, ku humbëm 2-0, por mendoj se meritonim një barazim”, tha Cleșcenco.
Ai shpreson se lojtarët e tij të bëjnë më të mirën dhe theksoi se duhet të luftojnë deri të vdesin në fushë për rezultat pozitiv.
“Shpresoj që lojtarët të kenë nxjerrë mësimet e duhura dhe të reagojnë siç duhet nesër. Në këto momente nuk mendojmë aspak për Çekinë, pasi më mirë të vdesim në fushë nesër, sesa të lëmë gjithçka për sfidën në Pragë”, vazhdoi ai.
Trajneri i Moldavisë tutje komentoi edhe mënyrën e lojës së skuadrës së tij.
“Ne nuk mund të ndryshojmë mënyrën tonë të lojës për një ndeshje, ndaj sigurisht që do të provojmë të mbyllim hapësirat dhe të dalim shpejt. Gjithsesi dua të shoh të njëjtin shpirt gare si në ndeshjen ndaj Polonisë, kur përmbysëm gjithçka në pjesën e dytë”, theksoi Serghei Cleșcenco.
Ai beson në ndihmën e publikut që do të arrijnë rezultat pozitiv ndaj Shqipërisë.
“Do të kemi edhe përkrahjen e fansave tanë, që kanë treguar se janë gjithmonë aty dhe bëhen një lojtar i 12 për ne”, tha tekniku moldav.
Kujtojmë që Shqipëria prinë në tabelë me 13 pikë, pas kuqezinjve vjen Çekia me 11 pikë kurse Moldavia është e katërta me nëntë pikë.
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...