Ralf Rangnick e ka pranuar se Manchester Unitedi ka telashe të mëdha dhe se Wolves e meritoi fitoren 1:0 ndaj skuadrës së tij të hënën mbrëma në Old Trafford.
Joao Moutinho e shënoi golin vendimtar në minutën e 82-të në Old Trafford për t’ia shkaktuar djajve të kuq disfatën e parë nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick.
Wolves luajti më mirë se Unitedi shumicën e kohës, duke i mposhtur djajtë e kuq për herë të parë në Old Trafford pas më shumë se 40 viteve.
Vizitorët e kishin 19 goditje në drejtim të portës, krahasuar me vetëm nëntë nga vendasit, pavarësisht se sulmues me nam si Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho, Edinson Cavani dhe Mason Greenwood luajtën titullarë.
Rangnick nuk ishte i kënaqur me lojtarët e vet pas ndeshjes, duke e pranuar se ata hasën në vështirësi ndaj kundërshtarëve dhe se iu mungoi energjia.
“Ne nuk luajtëm mirë as individualisht as kolektivisht. Wolves ishte ekip më i mirë. Sot patëm më shumë probleme se në ndeshjet e tjera”, tha Rangnick.
“Ne nuk bëmë presion. U përpoqëm por nuk ishim në gjendje”, shtoi ai.
Unitedi është i shtati në tabelën e Premierligës, derisa Wolves u ngrit në vendin e tetë me vetëm tri pikë më pak./GE/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’