Ralf Rangnick pak ditë më parë u emërua trajner i ri i Manchester United.
Vetëm të premten, ai u prezantua zyrtarisht në stolin e djajve të kuq ku edhe mbajti konferencën e para si trajner i Man United.
63-vjeçari s’kishte se si t’i ikte pyetjeve për Cristiano Ronaldon që ka pasur shumë dilema se si o të përshtatet në stilin e trajnerit të ri.
“Idetë e tua të futbollit, stilin tënd, gjithmonë duhet të adaptosh me lojtarët që ke të gatshëm”, tha fillimisht Rangnick, lidhur me pyetjen se si do t’i përshtatej Ronaldo lojës së tij.
“Kur shikoni Cristianon se çfarë bëri në lojën e fundit, në moshën 36-vjeçare, është fantastike. Profesionist i vërtet. Në moshën e tij, kurrë s’kam parë lojtar më të përgatitur fizikisht se ai”.
“Ai edne është lojtar që shumë lehtë mund të bëjë diferencën”.
“Nga Ronaldo pash se është shumë i gatshëm të japë kontributin e tij në ekip dhe shokët e tij të skuadrës do të bëjnë të njëjtën gjë”.
Ronaldo deri më tani ka shënuar 12 gola me Unitedin në 17 paraqitje këtë sezon. /GE/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë