Trajneri i Maltës, Ray Farrugia, u ka sugjeruar lojtarëve të tij që të vazhdojnë të luajnë futboll të mirë edhe ndaj Kosovës në përballjen që zhvillohet nga ora 18:00.
Malta është në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kombeve dhe tash pret Kosovën, që sipas trajnerit maltez pa ndonjë befasi është në krye të grupit.
“Ne do të luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë që pa ndonjë befasi është në krye të grupit dhe do të ofrojë një sfidë të vështirë për ne”.
“Sidoqoftë, në muajt e fundit ekipi është zhvilluar shumë në aspektin e performancave”.
“Nëse shikoni në udhëtimin tonë të fundit në Azerbaixhan, lojtarët janë mirë të përgatitur me një plan të mirë të lojës dhe ne jemi optimist për një rezultat pozitiv”, u shpreh tekniku Farrugia.
Malta nuk mund të llogarisë në paraqitjet e dyshes defensive, Steve Borg dhe Andrei Agius të cilët janë të suspenduar me nga një ndeshje.
Zach Muscat që mungoi për shkak të lëndimit dhe Jonathan Caruana do të rikthehen në përbërjen e kombëtares së Maltës për Kosovën dhe pritet të startojnë.
“Unë pres që qasja jonë ndaj Kosovës të mos jetë ndryshe nga ndeshjt tjera. Ne do të tentojmë t’u bëjmë presion të lartë dhe të krijojmë hapësira për sulmuesit duke krijuar raste shënimi”.
“Ka kaluar koha kur mbroheshim në gjysmën tonë. Unë dua që ekipi të provojë dhe të luajë futboll të mirë dhe të ketë baraspeshën me synimin për të mbajtur nën presion kundërshtarin”, deklaroi Faruggia në konferencën për shtyp para gazetarëve.
Malta dhe Kosova zhvillojnë ndeshjen sot (e shtunë) nga ora 18:00.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...