Malisheva mposhti skuadrën e sapo promovuar, Fushë Kosovën me rezultat 6:1, në Superligën e Kosovës në Futboll.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Malishevës, Senad Alirifa, i cili ka kritikuar fillimin e ndeshjes, pavarësisht fitores së thellë, shkruan Arbresh.info.
“Fillimi i lojës ishte i vështirë. E dinim se Fushë Kosova ka eufori pas ngjitjes në Superligë dhe mbrohet mirë. Në fillim të pjesës së parë, pas kartonit të kuq te kundërshtarët, na mungoi koncentrimi dhe agresiviteti. Humbëm shumë topa. Por, djemtë e fituan pjesën e dytë dhe me plot meritë arritëm fitore. Ky rezultat nuk është edhe aq real pasi Fushë Kosova për kohë të gjatë luajti me një lojtar më pak. Dy fitore, dy ndeshje, gjashtë pikë. Këto na japin siguri psikologjike. Por duhet të jemi me këmbë në tokë. Ka ende shumë xhiro dhe nuk duhet të jemi euforik me këto rezultate. Jam i lumtur për Hazrollajn që shënoi tre gola. Shpresoj të vazhdojë me formë të mirë”, është shprehur Alirifa.
Altin Aliu e gjeti golin e epërsisë në minutën e 23-të, por kundërpërgjigjja e Fushë Kosovës erdhi me anë të Urim Statovci vetëm dy minuta më vonë.
Hazrollaj shënoi dy herë në pjesën e dytë për rezultatin 3:1, derisa Aliu morri golin e katërt të vendasve.
Golat e Ilir Mustafa dhe Hazrollaj, që kompletoi hat-trickun ia dhuruan Malishevës fitoren 6:1./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...