Trajneri i Llapit, Xhengiz Rexhepi, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në fitoren 3-0 ndaj KEK-ut.
Sipas tij Llapi e kishte lojë nën kontrollë nga fillimi deri në fund.
“Duke e pasur parasysh që KEK-u nuk është ai që ishte edicionin e kaluar, ne u përgatitëm mirë dhe pa ndonjë problem e përfunduam ndeshjen”.
“E kishim lojën nën kontroll gjatë 90 minutave dhe kundërshtari nuk na rrezikoi për asnjë moment”.
“Trepikëshi ishte synimi jonë dhe këtë e arritëm”.
“Futbollistët treguan një lojë të mirë duke ditur motin dhe terrenin jo të mirë. Por, kryesore për ne janë tri pikët”, deklaroi Rexhepi për SuperSport pas ndeshjes.
Llapi mbetet në pozitën e tretë, por tani ka vetëm një pikë më pak se Feronikeli dhe dy më pak se Prishtina lider.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...