Arne Slot nuk është i sigurt se Federico Chiesa do të jetë i disponueshëm për t’u përzgjedhur për një udhëtim në Ligën Premier në fundjavë te Crystal Palance.
Chiesa humbi ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Bolognas për shkak të një lëndimi të lehtë dhe është ende e paqartë nëse ai mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e radhës që zhvillohet të shtunën.
“Ai (Chiesa) erdhi sot për të parë nëse mund të stërvitet, dhe nëse mundet, kam ende një vendim për të marrë sepse ne mund të zgjedhim vetëm 20 (lojtarë) dhe ai nuk ka stërvitur për disa ditë”, deklaroi Slot në konferencë për shtyp.
“Por para së gjithash, ne duhet të presim dhe të shohim nëse ai mund të stërvitet – dhe nëse mundet, atëherë është vendimi ynë nëse do ta sjellim atë në lojë apo jo”.
Chiesa iu bashkua Liverpoolit në një marrëveshje prej 14 milionë eurosh nga Juventusi në verë.
Chiesa ka një asistim në tri paraqitje te Liverpooli, por ai ende nuk ka startuar për klubin e tij të ri. /Telegrafi/
Përmbytjet në Bosnje, Begaj solidarizohet me qytetarët e pre...
Një nga telefonat më të pritur të vitit po vjen më herët nga...
Efekti “Dunning-Kruger”: Pse ndonjëherë njerëzit me më pak n...
Dy shenjat e horoskopit që e marrin shumë për bazë mendimin ...
Zelensky viziton trupat ukrainase në kufi me rajonin rus
Më 30 tetor, Këshilli i Sigurimit së OKB-së debaton për Koso...