Pas barazimit 3-3 ndaj kampionëve të Shqipërisë, Kukësit, Liria regjistroi barazim me të njëjtat shifra edhe ndaj Tiranës, fituese të Kupës.
Rezultate të bujshme për ekipin e Bledi Shkëmbit, me trajnerin e klubit nga Prizreni që e pranon se teste të tilla kaq të rëndësishme i shërbejnë skuadrës, por edhe atij vetë të mësojnë dhe të kuptojnë gjendjen përpara startit të sezonit.
“Janë ndeshje stërvitore. është e vërtetë që rezultatet janë të bujshme dhe ka pasur shumë gola. Por, në teste të tilla e mira është të shënohen shumë gola. Edhe kur pëson ndonjë gol më tepër nuk ka problem, sepse është më mirë të gabosh dhe të mësosh në miqësore, pasi nëse nis kampionati dëmtohet”.
“Nuk hodha në fushë 100 për qind ekipin më të mirë. Bëra disa ndryshime, aktivizova disa lojtarë për të cilët kisha pikëpyetje nëse mund ti kem titullar apo jo. Mora përgjigje pozitive dhe negative. Ndoshta vuajtëm pak edhe rreshtimin në pjesën e parë, dhe kjo ndoshta për gabimin tim. Megjithatë, unë përgatitem të luaj për kampionatin në Kosovë dhe jo për të luajtur kundër Tiranës”.
“Nuk do të thoja që synojmë vetëm të paraqitemi në mënyrë dinjitoze. Këtë do të kërkojmë ta realizojmë ndaj skuadra pretendente, si kampiones apo ekipe si Prishtina e të tjerë, që janë shumë skuadra të forta dhe do të provojmë ti rivalizojmë deri në fund”, ka thënë Shkëmbi për Supersport.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës