Edon Zhegrova po kalon një formë të shkëlqyer me ekipën e tij Lille në Francë.
Ylli kosovar ka bërë një paraqitjë të paharrueshme ndaj PSG-së duke lënë nën hije mbrojtës të kalibrit të lartë, si Lucas Hernandez, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë nuk kanë munguar fjalët e mëdha të trajnerit të tij raportohet nga L’Equipe.
Trajneri Paulo Fonseca ka thënë se në humor nuk mund të them gjëra të mira se pastaj do mendoj se është më i miri në botë.
“Nuk mund të them shumë gjëra të mira për Edonin për shkak se do të mendoj pastaj se është më i mirë në botë”, tha Fonseca.
Tutje ai ka theksuar se Edon Zhegrova ka bërë hapa të mëdhenj në karrierën e tij duke u transforumuar në një yll të ekipës.
“Ai është përmirësuar shumë, ka ndryshuar shumë në të gjitha aspektet.. Tani Edoni luan për ekipin, merr vendime për ekipin, i kupton momentet e ndeshjes”, theksoi ai.
Fonsenca nuk mund të ndali lavdet për Zhegrovën duke potencuar se është bërë një lojtar që ndihmon edhe në aspketin defanziv.
“Ajo që më gëzon më së shumti është aspekti defensiv i Edonit. Ai është bërë lojtar që i ndihmon gjithë ekipit nëpërmjet lojës së tij”, potencoi trajneri i Lille.
Kujtojmë që Edon Zhegrova këtë sezon në Ligue 1 ka shënuar një gol edhe ka dhuruar katër asistime duke qenë kyç në disa ndeshje për Lille./Arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër