Selektori i Kosovës në futboll Bernard Challandes, pas një kohe të gjatë ka folur dhe ka dhënë detaje rreth kontakteve të tij me Florent Hadërgjonajn, futbollistin me prejardhje kosovare, i cili deri më tani nuk ka pranuar të jetë pjesë e Kosovës.
Challandes, vetë zviceran, në emisionin 2 me 1 në RTV 21, ka pranuar se ka kontakte të vazhdueshme me lojtarin, madje duke shtuar se ka mjaft konsideratë për të.
“Unë e kuptoj Hadërgjonajn. Ai ka pritur që pas përfundimit të Botërorit, do të jetë shansi i tij i madh në kombëtaren e Zvicrës. Mirëpo, tashmë ka dalë lista e kësaj kombëtareje dhe ai nuk është në atë listë. Unë po ashtu besoj se ai do ta ketë shumë vështirë të hyjë në kombëtare sepse konkurrenca në pozitën e tij është shumë e madhe. Tash atij i duhet që të vendosë me kokën e tij se çka do të bëjë në karrierë. Ndërkohë ne duhet të fitojmë më shumë ndeshje, duke filluar qysh nga kjo me Azerbajxhanin dhe sa më shumë ndeshje që fitojmë, aq më shumë lojtarët do të binden që Kosova është ekipi i duhur për ta për gara ndërkombëtare” pohoi Challandes, transmeton Insporti.
Selektori pohoi se përcjellë dhe ka kontakte edhe me lojtarët tjerë, përfshi Meritan Shabanin e Bayernit dhe e ka të qartë se ka lojtarë që u udhët më shumë kohë për të vendosur dhe ai e FFK e kanë lënë të hapur derën e kombëtares, për ata që duan të luajnë për Kosovë dhe se nuk beson që mund ti detyrojë me presion lojtarët që të bëhen pjesë e kombëtares.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...