Muharrem Sahiti, ushtrues detyre i selektorit të Përfaqësueses së Kosovës ka qenë i pranishëm në duelin ndërmjet Gjilanit dhe Llapit të vlefshëm për javën e 14-të të Vala Superligës, shkruan Gazetasheshi.com.
Në përballjen të cilën e fituan gjilanasit me shifra të pastra 2-0 kanë shkëlqyer futbollsitët Armend Thaçi dhe Betim Haxhimusa.
Dy futbollistët kanë asistuar nga njëherë për Gëzim Rusin, i cili i realizoi dy golat e fitores. Tek llapjanët si zakonisht u veçua Mentor Zhdrella, i cili në pjesën e parë ishte afër golit nga goditja e dënimit, duke e goditur traversën.
Mbetet për t’u parë nëse Sahiti do të ftojë ndonjë futbollistë të Superligës pos ‘gardianëve’ Hajdini dhe Maloku.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...