Në prag të ndeshjes miqësore mes vëllezërve: Shqipërisë dhe Kosovës, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për të ardhmen e Kosovës, duelin me Shqipërinë dhe përpjekjet për t’i bindur talentet kosovarë ta zgjedhin Kosovën.
Në intervistën për albinfo.ch, trajneri i përfaqësueses kosovare, zvicerani Bernard Challandes ka folur për të ardhmen e përfaqësueses së Kosovës, si e ndjen ai duelin mes vëllezërve, pastaj për luftën e tij, “më pak me Zvicrën dhe më tepër me Shqipërinë” për t’i bindur lojtarët me prejardhje nga Kosova që të luajnë për Kosovën dhe jo për Shqipërinë apo Zvicrën, etj.
Albinfo.ch: Si erdhi që ju të jeni në krye të një ekipi të ri si Kosova?
Albinfo.ch: Çfarë ju ka motivuar që ta pranoni këtë emërim?
Albinfo.ch: A është vështirë të ndërtohet një ekip performant kosovar, sidomos duke pasur parasysh faktin se lojtarët vijnë nga jashtë Kosovës dhe se ekipi i Shqipërisë gëzon mbështetje të madhe edhe tek kosovarët?
Albinfo.ch: E ndjeni presionin e mediave dhe analistëve të futbollit zviceran se po merrni futbollistë nga Superliga e Zvicrës për të luajtur për Kosovën?
B.Challandes: Jo, nuk kam presion. E di shumë mirë dhe gazetarët duhet ta dinë po ashtu, se është një histori e keqe, e gabuar se për shembull, ja ai e do një lojtar, Challandes e merr një lojtar nga Zvicra për Kosovën. Jo kjo nuk funksionon kështu! Lojtarët, familja dhe agjentët vendosin. Ju jap një shembull, nëse një lojtar ka shanse të luajë për Zvicrën, të shkojë me ekipin në KB në Rusi, me këtë gjë unë mund të jetoj, dhe pa problem, e nuk dua të luftoj sepse kjo është krejtësisht normale, lojtari shkon me Zvicrën në Rusi sepse lojtari dëshiron të luaj në nivele të larta edhe për ardhmërinë e tij. Është sigurt që në fund gjithmonë e vendos lojtari dhe jo Challandes apo Panucci. Ne e kemi parë këtë me Zvicrën; Xhaka luan për Zvicrën, Shaqiri luan për Zvicrën, jo për Kosovën, jo për Shqipërinë, është e qartë. Taluant Xhaka nuk mundi të luajë për Zvicrën në atë kohë dhe shkoi të luajë për Shqipërinë, Abrashi shkoi tek Shqipëria dhe kjo është normale, është në rregull. Por tani kemi disa lojtarë të shpresave U21 te Zvicra, nëse shikojmë Albian Ajetin, ai ka një shans për ekipin e parë të Zvicrës dhe mua më duhet të pres. Lufta ime për mua nuk është mes Zvicrës dhe Kosovës, lufta ndoshta është midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Albinfo.ch: Si do t`i përgatitni lojtarët për përballjen e quajtur ndryshe dueli mes vëllezërve? Herën e fundit kundër Shqipërisë keni qenë trajner i Armenisë dhe e keni humbur 0-3, me ç’rast Shqipëria ka siguruar kualifikimin për KE. A është kjo lojë edhe për ju një duel mes vëllezërve apo ju keni një faturë të hapur me Shqipërinë?
Albinfo.ch: A janë të motivuar lojtarët me fanelën e Kosovës, sepse kanë pasur një fazë të vështirë në kualifikimet e Botërorit?
B.Challandes: Duhet të relativizojmë, pjesëmarrja e parë në histori me Kroacinë, Turqinë, Islandën, Ukrainën, si mund të prisnim të marrim shumë pikë nga këto ekipe. Nuk ka qenë keq, nuk ka qenë aq e thjeshtë, është shumë e qartë. Për një fazë të parë kualifikuese, për një ekip të ri nacional nuk ka qenë aq keq. Nëse marrim vetëm rezultatet, vetëm një pikë, mund të themi, po, nuk ishte mirë. Ky është një proces dhe ne duhet të kemi durim. Unë ëndërroj të kualifikohem për Kampionatin Europian, unë të arrij gjithçka me ekipin e Kosovës, por ne jemi Kosova dhe pas dy pjesëmarrjeve për kualifikim të arrijmë menjëherë një qëllim të këtillë, në Evropë, me 26 ekipe. Mirëpo në futboll është gjithçka e mundur, ne duhet të besojmë, duhet të ëndërrojmë dhe unë po e bëj këtë, por e di që durimi nuk është cilësia e parë e njerëzve.
Albinfo.ch: A ka Kosova infrastrukturë sportive për ekipin kombëtar?
Albinfo.ch: Si e keni ndjerë veten në Kosovë?
Albinfo.ch: Ishte komunikimi një problem, si keni komunikuar atje, si flisni me lojtaret?
B.Challendes: Jo, tani të gjithë të rinjët flasin ngapak anglisht dhe me lojtarët flas më tepër anglisht, pastaj gjermanisht apo frengjisht.
Albinfo.ch: Cilat janë synimet e Kosovës në Ligën e Kombeve?
Unë kam qenë pak i befasuar fillimisht si zviceran, kam menduar që është pak më ndryshe, por atje e kam parë që Kosova jeton me Shqipërinë dhe unë nuk e dija a jam në Kosovë, a jam në Shqipëri. Nuk kam parë ndonjë ndryshim. Ekipi nacional i Kosovës ka luajtur kualifikimet në Shqipëri dhe kjo tregon se Kosova dhe Shqipëria jetojnë shumë mirë bashkë.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë