Trajneri i Kosovës shpreson që djelmoshat e kombëtares sonë të jenë të gatshëm edhe në aspektin mendor për ndeshjen e nesërme.
Kosova luan takimin në kuadër të xhiros së katërt në kualifikimet e Euro 2020 dhe Bernard Challandes vlerëson këtë si diçka tepër të rëndësishme, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Challandes tregon si Kosova do të përballet me mungesën e lojtarëve kryesor
“Shpresoj që skuadra të jetë e gatshme [psikologjikisht] për këtë lojë. Është një shans për të luajtur këtë ndeshje”, thotë fillimisht Challandes.
“Kam folur shumë shumë këtë javë për këtë çështje, për mentalitetin dhe për çështjen psikologjike, mendoj se është shumë shumë e rëndësishme në këtë kohë dhe jo vetëm në çështje taktike, agresivitet e të tjera”
Por, trajneri zviceran shton gjithashtu se Kosova duhet të jetë pak e “çmendur” për të fituar këtë ndeshje.
“Ne duhet t’i përziejmë këto dhe kjo do të thotë për mua që të luajmë me pak… të jemi të çmendur, të jemi të çmendur, të shfaqim pasion. Ne jemi këtu në Prishtinë me 13 mijë tifozë dhe ne duhet të japim gjithçka të veçantë në këtë ndeshje.
“Në rregull, sepse ne kemi një ëndërr, nuk flas për qëllime, them ëndërr dhe tani gjashtë pikë për Republikën Çeke, pesë pikë për Kosovën, kjo do të thotë se ne mund të ëndërrojmë por vetëm nëse krijojmë një lojë të mrekullueshme, një performancë të mrekullueshme dhe është e qartë se aspekti psikologjik është ndoshta gjëja më e rëndësishme për këtë ndeshje”
Kosova luan nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Çekisë duke filluar nga ora 15:00 dhe portali Arbresh.info do t’iu njoftoj në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...