Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Campos Junior ka qenë i ftuar së bashku me stafin teknik kuqezi në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë.
Gjatë këtij eventi numri një i stolit të Shqipërisë është nderuar edhe me çmimi “Shqiponja e Artë” për kontributin e tij në fushatën kualifikuese të Kombëtares kuqezi, që arriti të siguronte një biletë historike për në finalet e Euro “Gjermani 2024”, përcjell Arbresh.info
Ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ai që e ftoi në skenë trajnerin Silvinjo së bashku me ndihmësit e tij Doriva, Hamdi Salihi si edhe drejtorin e Ekipeve Kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta, duke i dorëzuar çmimin mes batutave.
Teksa mori çmimin trajneri përshëndeti fillimisht në shqip të gjithë të pranishmit: “Mirëmbrëma. Shumë faleminderit. Faleminderit të gjithëve”, tha Sylvinho, duke shtuar:
“Dua të falënderoj të gjithë lojtarët e Kombëtares shqiptare, janë të gjithë të fortë, por sigurisht pa harruar edhe stafin teknik dhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Ne jemi këtu disa përfaqësues, por ne kemi mbi 15 persona në stafin e skuadrës.
Faleminderit të gjithëve, faleminderit të gjithë skuadrës pasi pa ato lojtarë nuk do të ishte e mundur të isha në këtë mbrëmje dhe të marr këtë çmim që për mua është një nder i madh. Një qytetar i botës i lindur në San Paolo, që ka bërë një rrugëtim të gjatë në futboll duke kaluar nga Londra, Mançester, Milano dhe sot një qytetar shqiptar. Ju faleminderit edhe një herë të gjithëve”, – theksoi Sylvinho.
Samiti i 3-të i Diasporës zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe bën bashkë përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh në Itali, studiues e historianë në Ditën e Arbëreshëve.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës