Mesa duket ai reagimi i Taulant Xhakës nuk ka treguar asgjë, sepse siç u raportua mesfushori kuqezi nuk ka pranuar të takohet me trajnerin e ri të Kombëtares, Christian Panucci i cili kishte udhëtuar posaçërisht për tu takuar me Xhakën që ta bindte që te kthehej në Kombëtare.
Por kjo gjë nuk ka ndodhur edhe për këtë çështje italiani ka marrë një vendim që mund të jetë mjaft i hidhur si për Xhakën ashtu edhe për tifozët.
“Sport Ekspres” raporton se vendimi i Panuccit do jetë që për ndeshjet e radhës, ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonise, Taulant Xhaka nuk do të grumbullohet, por rrezikon madje që të mbyllë vitin jashtë kombëtares, pra këto eliminatore të Botërorit 2018.
Gjithsesi kjo gjë pritet të zyrtarizohet me 28 gusht, atëherë kur edhe Panuçi do të shpallë listën përfundimtare.
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...