Google ADS

Trajneri i Kombëtares mbërrin në tokën shqiptare (VIDEO)

07:28 | 19 Korrik 2017
Arbresh.info

Christian Panucci ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së martës, për të zyrtarizuar emrin e tij si trajneri i ri i përfaqësueses shqiptare.

44-vjecari italian ka udhëtuar 9600 milje, nga Miami në Romë dhe nga Roma në Tiranë, për të qenë i pranishëm në mesditën e së mërkurës, në konferencën për shtyp, ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar, të cilit nuk ka dashur t’i zbulojë asgjë paraprakisht.

“Po, jam i lumtur, por do të shihemi neser. Për çdo gjë do të flasim nesër”, tha Panucci për mikrofonin e Top Channel.

Karriera e tij si trajner nuk është në të njëjtin nivel si ajo e futbollistit të madh të aktivizuar me disa nga klubet më të njohura në Europë, si Milan, Roma, Real Madrid, Çelsi apo Inter.

Gjithësesi, në këto vite ka bashkëpunuar me disa prej trajnerëve më të mirë në botë, si futbollist, por edhe si trajner, kur së bashku me Kapelon drejtuan Rusinë, për të kaluar në kampionatin italian tek Livorno dhe Ternana.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme