Trajneri i Juves zbulon lojtarin më të rrezikshëm të Real Madridit

21:22 | 2 Qershor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri beson që prezenca e Iscos mund të bëjë Real Madridin edhe më të vështirë për tu lexuar.

“Bale është i shpejtë dhe jep shumë për Real Madridin”, tha fillimisht ai, transmeton portali arbresh.info. “Isco ka pasur një sezon të mrekullueshëm dhe është zhvilluar shumë, gjë që e bënë Real Madridin edhe më të vështirë për tu lexuar”

“Ne kemi diskutuar me ekipin. Bale është shumë i shpejtë, ka një shpejtësi të madhe dhe në fushë të hapur ai është shkatërrues, me tri pasime ai mund të kaloj nga një pjesë deri te fundi i fushës së pjesës tjetër. Isco është më pak i parashikueshëm se Bale, por mund t’i jap Madridit më pak mbrojtje”

Mesfushori pritet të jetë startues në finalen e së shtunës në Ligë të Kampionëve në Cardiff ku Reali është në kërkim të trofeut të 12-të evropian./arbresh.info

Të ngjashme