Ne “nuk do ta nënçmojmë” Kosovën, ka thënë trajneri i kombëtares së Islandës në futboll, Heimir Hallgrimsson, para ndeshjes vendimtare në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të futbollit në vitin 2018 në Rusi, që zhvillohet nesër.
Pas fitores bindëse kundër Turqisë si mysafire me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar pardje, Islanda pothuajse e ka siguruar pjesëmarrjen në garat përfundimtare të botërorit, raporton DPA nga Rejkjaviku.
“Ne kemi thënë në konferencën e parë për shtyp se ndeshja e fundit do të vendos se kush do të shkoj në Kampionatin Botëror”, tha Hallgrimsson.
Megjithatë kombëtarja e Kosovës është e fundit në Grupin I të kualifikimeve me vetëm një pikë të fituar, trajneri Hallgrimsson thotë se mysafirët nga Kosova kanë cilësi.
“Tri ndeshjet e fundit të tyre kanë treguar se sa larg ata kanë shkuar. Ata ishin në garë në të gjitha ndeshjet, i kishin gjasët e tyre dhe ky është një ekip që ne nuk do ta nënçmojmë”, tha Hallgrimsson për gazetën Morgunladid.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...