Google ADS

Trajneri i Greqisë, Poyet: E njoh dhe e kam analizuar mirë Kosovën

11:25 | 5 Qershor 2022
K.B

Përzgjedhësi i Greqisë, Gustavo Poyet, ka folur në konferencën për media para ndeshjes me Kosovën, ku ka thënë se e njeh skuadrën e Alain Giresse.
Poyet ka thënë se e njeh mjaftë mirë kundërshtarin, pasi që i ka shikuar ndeshjet e mëparshme, por edhe të fundit të Kosovës ndaj Qipros.

“Kam dy gjëra për të thënë. Njëra ishte se kur analizova Greqinë para se të bashkohesha me ekipin, pashë (edhe) ndeshjet me Kosovën. E kam parë edhe ndeshjen e Kosovës me Qipron. Ne duhet të luajmë shumë mirë nëse duam të fitojmë nesër”.
“Kosova ka ndërruar trajnerin, por me lojën që shfaqi ndaj Qipros u pa që ka potencial të madh dhe lojtar jashtëzakonisht të mirë individual”, ka thënë Poyet.

Poyet që fitoi ndeshjen e parë ndaj Irlandës së Veriut, ka folur edhe për ndryshime në skuadër në ndeshje ndaj Kosovës.
“E kam idenë për skuadrën që do të luajë nesër. Por prisni, ne nuk do të nxitojmë për vendimin përfundimtar. Dua të formoj ekipin më të mirë të mundshëm. Massouras nuk ishte i disponueshëm me Irlandën e Veriut. Dua të shoh se si është ai. Unë kam një formacion në mendjen time dhe do të pres deri nesër në mëngjes”, deklaroi ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme