Trajneri i Greqisë: Kosova, ekip i rrezikshëm me lojtarë të shpejtë

16:27 | 13 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Greqia do të jetë nikoqir i Kosovës për ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Ndeshja e cila do të zhvillohet të dielen, do të fillojë në ora 20:45 dhe nuk do të jetë përballje aspak e lehtë për të dyja skuadrat.

Trajneri i Greqisë, John van’t Shchip ka vlerësuar “Dardanët” para lojës duke thënë se janë ekip i rrezikshëm.

“Kosova ka ekip të mirë, janë të rrezikshëm me lojtarë të fortë dhe të shpejtë”, deklaroi ai fillimisht.

“Mbrojtësit e tyre janë agresivë. Ne duhet të jemi shumë të fokusuar, ta mbajmë topin në zotërim dhe të kemi pozicionin e duhur për ta fituar atë”.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por duam të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët nga ky duel”, shtoi më tej John van’t Shchip.

Greqi momentalisht gjenden në vendin e tretë me nëntë pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova gjendet në vendin e fundit me katër pikë./Arbresh.info

Të ngjashme