Google ADS

Trajneri i Gjilanit: Lojtarët u frikësuan, Drita u tregua dinake

17:42 | 29 Shtator 2019
Arbresh Info

Gentian Mezani, trajneri i Gjilanit, është i zhgënjyer me humbjen në derbi nga Drita.

Gjilani u mposht 1-0 në stadiumin e qytetit, golin për Dritën e shënoi Ardian Cuculi në minutën e 29’.

Nëse Gjilani dëshiron të ecë përpara, Mezani thotë se lojtarët duhet të japin diçka tjetër, diçka më shumë në fushë, pasi sipas tij, asgjë nuk u pa kundër Dritës.

“Kemi bërë një paraqitje jo të mirë, në të dyja pjesët do të thoja. Në pjesën e parë mendoj se skuadra nuk është shprehur, ka pasur një formë frike, nuk e di arsyen, ndoshta mos njohja e derbit nga shumë lojtarë në këtë ndeshje. Pjesa e dytë ka qenë pak e kushtëzuar nga gjyqtarët dhe lojtarët kundërshtar, për 45 minuta nuk mendoj se keni parë lojë tbukur, kemi parë më shumë lojtarë të shtrirë në tokë dhe është luajtur apo nuk është luajtur një lojë deri në 12 apo 13 minuta efektive. Gjithsesi, ky është derbi, mendoj se duhet të ishte një performanc e mirë nga ana jonë, për të mos menduar tani që kundërshtari e fitoi lojën me një goditje në portë dhe [pastaj normalisht nuk u pa lojë e bukur do të thosha, nga të dyja ekipet”, u shpreh Mezani për Super Sport.

“Zëvendësimet vonë? Prisja nga lojtarët që kisha në fushë të më jepnin pak më shumë me eksperiencën që kanë. Normalisht edhe pasi bëmë ndryshimet, nuk është se bëmë ndryshim të madh sepse kundërshtari ishte prapa dhe nuk na lejonte ritëm loje, Gjithsesi merit kanë përderisa zgjodhën dinakëri për pjesë të dytë”.

“Ne duhet të mendojmë mirë sepse nuk mendoj se kemi bërë performancë të mirë dhe kjo nuk është rruga e duhur për të ecur përpara”. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme