Kosova e ka mposhtur Gjibraltarin, në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0, por trajneri i këtyre të fundit, Christian Wink, është ndarë i kënaqur me lojën e të zgjedhurve të tij.
Ai ka thënë se ka simpati për lojtarët e Kosovës, por është pak skeptik nëse do të arrijmë të luajmë në Kampionatin Evropian.
“Ka qenë kohë e shkurtër e përgatitjes dhe kemi pasur pengesa në realizimin taktik të lojës, por them se loja prapë me ka pëlqyer, pasi qëllimi ynë ka qenë të mbyllemi sa më mirë”.
“Kosova ka lojtarë shumë të mirë fizikisht të fortë që luajnë në kampionate të forta dhe unë kam simpati ndaj lojtarëve të Kosovës, por nuk e di nëse do të mund të kualifikohet apo jo në evropian”, ka thënë Wink.
Ndryshe edhe Federata e Gjibraltari u shpreh e lumtur me epilogun final të ndeshjes, pavarësisht humbjes.
“Një paraqitje trimëruese nga ekipi përfaqësues i Gjibraltarit, e mbushur me disiplinë, pasion, dëshirë dhe luftë, në një vend ku është vështirë të nxirret rezultat. I kemi marrë disa gjëra pozitive në shtëpi nga kjo ndeshje para duelit të së martës”, shkruan faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Gjibraltarit. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...