Trajneri i Francis Ngannous, Dewe Cooper kërkon një meç kundër Anthony Joshuas në vitin 2018.
Sensacioni për pesha të rënda tashmë ka shkatërruar të gjithë në UFC pas dhunës së plotë brenda tetëkëndëshit të famshëm, transmeton portali arbresh.info. Ai ka siguruar gjashtë fitore radhazi qysh pas debutimit të tij në vitin 2015, përfshirë fitoren e pamëshirshme kundër kampionit të dekoruar për pesha të rënda, Alistair Overeem, në UFC 218.
Ngannou përfundoi meçin me veteranin brenda dy minutave duke siguruar një fitore të madhe.
Ai tani do të luftoj me kampionin Stipe Miocic për titullin e lakmuar në UFC dhe duket se synon të shijojë pak edhe boksin pasi trajneri i tij dëshiron që të luftoj me Anthony Joshuan apo Deontay Wilder vitin e ardhshëm.
“Të gjithë ishin shumë të magjepsur rreth meçit Conor McGregor – Floyd Mayweather”, ka thënë Dewey Cooper për ‘MMA Junkie’.
“Dua ta shoh Francisin pas një viti duke luftuar me kushdo që të jetë kampion, Deontay Wilder apo Anthony Joshuan. Kjo do të ishte një luftë e vërtetë, ku një luftëtar i MMA mund të shkoj aty dhe të shqetësoj kampionin aktual të boksit”, shtoi ai.
Joshua dhe Wilder janë të dy të freskët për të mbrojtur titujt e tyre botëror./arbresh.info/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...