Trajneri i Francës beson se Kylian Mbappe është më i mirë se Thierry Henry

18:00 | 20 Korrik 2018
Arbresh Info

Trajneri i Francës si fituese e Kampionatit Botëror, Didier Deschamps insiston se superylli Kylian Mbappe është më i mirë sesa Thierry Henry kur ata ishin në të njëjtën moshë.

Mbappe luajti një rol shumë të rëndësishëm në triumfin e Francës këtë vit në Kampionatin Botëror duke shënuar një gol në finale dhe dy kundër Argjentinës në xhiron eliminuese, transmeton portali arbresh.info.

“Ai e di që bënë gjëra që të tjerët nuk munden. Ai është inteligjent, dëgjon”, ka thënë Deschamps për ‘Le Parisien’. “I tregoj atij kur bënë gjëra të mira, por shumë njerëz e thonë këtë”

“Jam gjithashtu këtu për t’i thënë atij se çka nuk është mirë, madje edhe nëse kjo përfaqëson vetëm pesë për qind të lojës së tij. Ai e rregullon këtë dhe dëgjon”

“Në vitin 1998, David Trezeguet dhe Thierry Henry ishin në moshën e tij, por nuk e kishin rolin e njëjtë. Kylian tashmë është i rritur”

“Kam luajtur me shumë lojtarë të mirë. I kam menaxhuar ata gjithashtu. Por ai, nuk është vetëm lojtar që ka cilësi. Sa i përket moshës së tij, me atë që bënë tani dhe me atë që mund të bëjë në të ardhmen, unë gjithmonë e kam thënë, jam shumë i lumtur që është francez”

Mbappe ka fituar çmimin “Lojtari i ri më i mirë” në Kampionatin Botëror 2018 përveç medaljes si fitues./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme