Trajneri i Dritës thotë se u mungoi fati ndaj Llapit

16:25 | 17 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Drita është mposhtur 1-0 në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se ata zhvilluan lojë të mirë, por që u mungoi fati në konkretizim të rasteve.

“Ishte ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë. Personalisht mendoj që në pjesën e parë luajtëm shumë mirë”, ka deklaruar fillimisht shkupjani për Art Sport pas ndeshjes.

“Në anën taktike luajtëm ashtu siç e kishim përgatitur. Nuk i realizuam shanset që kishim. Vendosi një autogol”.

“Mendoj që Kupa është sfidë në vete. Nuk ka duele të njëjta apo të përsëritura. Në këtë ndeshje luftuam, menduam që merituam më tepër, por thjeshtë mungoi finalizimi për të marrë rezultat pozitiv”, përfundoi Nuhiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme