Shqipëria ende nuk e ka zgjedhur trajnerin e ri, ndërkohë që mediat italiane vazhdojnë të nxjerrin në skenë emrat e trajnerëve të kontaktuar nga FSHF-ja për takime rreth stolit të përfaqësueses kuqezi, të lënë vakant nga Gianni De Biasi.
Emri i radhës në listë, sipas “Tuttomercatoweb”, është ai i 62-vjeçarit Bortolo Mutti, i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar ekipe të njohura në Serinë A dhe B si Verona, Napoli, Atalanta, Palermo, Bari, etj.
Eksperienca e tij e fundit është ajo në drejtimin e Livornos në edicionin 2015-2016 dhe që atëherë është i papunë. Bortolo Mutti ishte një prej trajnerëve të cilët u dënuan për skandalin e kurdisjeve që përfshiu futbollin italian disa vite më parë.
Ai ishte trajneri i Barit në periudhën në të cilën prokuroria argumentoi nëpërmjet përgjimeve telefonike se klubi kishte manipuluan me dijeni të plotë ndeshjet në Serinë B në favor të basteve sportive, shkruan “Panorama Sport”.
Para gjykatës sportive, Mutti pranoi fajin dhe si rrjedhojë mori një dënim të reduktuar, duke u dënuar në gushtin e vitit 2012 me 4 muaj pezullim nga aktivitetet sportive.
Duket se ky dënim ndikoi në karrierën e mëtejshme të tij, pasi që nga viti 2012, kur ka mbaruar periudha e pezullimit, ai ka drejtuar vetëm për pak muaj Padovan dhe Livornon.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...