Google ADS

Trajneri i Danimarkës: Vitin e kaluar pësuam gjithsej tri gola, Kosova na shënoi dy sonte

22:48 | 21 Mars 2019
Arbresh Info

Edhe pse insiston ende se ishte një ndeshje “stërvitore”, trajneri Age Hareide thekson se Kosova luajti shumë mirë mbrëmjen e sotme (e enjte).

Trajneri i Danimarkës ka përmendur madje një statistikë mjaftë interesante duke treguar se ata kanë pranuar vetëm tri gola gjatë gjithë vitit të kaluar, por sot i pranuan dy nga Kosova, shkruan portali arbresh.info.

“Ne i shkaktuam vetëm shumë presion duke pranuar dy gola, është thuajse aq gola sa kemi pranuar brenda një viti”, tha trajneri në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Vitin e kaluar ne kemi pranuar tri gola dhe tani Kosova na shënoi dy gola. Kjo është një thirrje për tu zgjuar”

“Ashtu siç e thash, Kosova luajti shumë mirë dhe ishte një stërvitje shumë e mirë për ne”, përfundoi Age Hareide./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme