Trajneri i Danimarkës edhe pas ndeshjes ka thënë se takimi miqësor kundër Kosovës “ishte një stërvitje”.
Por, Age Hareide theksoi se ata janë përballur me një kombëtare që di të luaj futboll dhe se i mundësoi atyre të realizojnë mirë lojën e tyre në “stërvitje”, shkruan portali arbresh.info.
“Ne jemi takuar me një ekip që di të luajë futboll”, ka thënë Hareide pas barazimit 2 me 2 në Fadil Vokrri”.
“Në këtë mënyrë ishte një stërvitje e mirë për ne për të realizuar lojën tonë”
“Ne e kemi marrë më lehtë këtë ndeshje për shkak të ranglistës. Kosova është vërtet shumë e mirë, sidomos në sulm. Në fund ishte një luftë për 90 minuta për një barazim që kemi marrë. Ne kemi mësuar nga kjo ndeshje”.
“Nuk duhet ta nënvlerësojmë Kosovën dhe asnjë ekip tjetër. Ka shumë lojtarë të mirë të Kosovës dhe definitivisht jam impresionuar nga loja e tyre në sulm”, përfundoi Age Hareide.
Zvicra e shqiptarëve është rivali i ardhshëm për skuadrën daneze./arbresh.info/