Përzgjedhësi i Bullgarisë, Petar Hubchev, ka deklaruar për mediat vendase se Kosovën e sheh të barabartë dhe ndër katër kombëtaret që kanë gjasa të barabarta për t’u kualifikuar nga vendi i dytë.
Bullgaria arriti të sigurojë një barazim me rezultat 1-1 ndaj Malit të Zi.
Sipas Hubchev, ky përbën start pozitiv për të, por ai ka hezituar të nënvlerësojë Kosovën, duke e cilësuar si përfaqësuese të barabartë dhe ndër katër përfaqësueset që mund të kualifikohet nga vendi i dytë.
“Për mua fillimi i kualifikimeve është i suksesshëm. Të gjithë presin që katër ekipe të jenë të barabarta në këtë grup dhe Kosova është një prej tyre”.
“Secila pikë dhe secili gol mund të ketë impakt në kualifikime. Lëndimi i Chochev është mjaft i rëndë”, deklaroi Hubchev, transmeton Topsport.bg.
Kosova e pret Bullgarinë të hënën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...