Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka marrë një kthesë dramatike duke iu kërkuar falje publikisht lojtarëve të Anglisë të cilët ishin subjekt të fyerjeve raciste mbrëmjen e së hënës.
53-vjeçari, i cili mund madje edhe të shkarkohet tani, ka refuzuar të pranoj që ka dëgjuar ndonjë fyerje raciste kur është pyetur në lidhje me brohoritjet dhe thirrjet e vazhdueshmeve ndaj lojtarëve të Anglisë, transmeton portali arbresh.info.
Por, Balakov tani ka lëshuar një deklaratë publike duke u kërkuar falje lojtarëve si Tyrone Mings dhe Raheem Stering që ishin shënjestër gjatë fitores 6 me 0 të Anglisë.
“Komentet e mija pas ndeshjes kundër Anglisë që Bullgaria nuk ka pasur problem me racizëm ishin thënë bazuar në faktin që në kampionatin lokal nuk kemi pasur problem në një shkallë të gjërë”, ka thënë Balakov.
“Mund të ketë pasur raste të izoluara, por sigurisht se nuk është diçka që ju e shihni në stadium”
“Shumica e tifozëve të futbollit nuk marrin pjesë në brohoritje të tilla dhe unë besoj gjithashtu se ky ka qenë rasti edhe me ndeshjen kundër Anglisë”
“Dua të deklaroj një gjë shumë qartë – qysh pasi ka pasur raporte në lidhje me diskriminim racist në stadiumin në Sofje se unë, si një trajner i skuadrës kombëtare të Bullgarisë, dua të kërkoj falje të sinqertë futbollistëve anglez dhe atyre që janë ndier të ofenduar”
Raportet në Bullgari sugjerojnë se Balakov, i cili ka luajtur në skuadrën e Bullgarisë gjatë Kampionatit Botëror të vitit 1994, mund tani të largohet teksa edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mihaylov, është detyruar të jap dorëheqje./arbresh.info/
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Leonora Jakupi “magjike” në paraqitjen e fundit
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...