Trajneri i Bullgarisë, Krassimir Balakov ka reaguar pas disfatës mbrëmjen e sotme (e premte) kundër Republikës Çeke.
Bullgaria pësoi humbje me rezultat 2 me 1 dhe menjëherë pas ndeshjes trajneri i tyre ka kërkuar që skuadra e tij të bëjë gjithçka për të mposhtur “Dardanët, shkruan portali arbresh.info.
“Jam i kënaqur me performancën e skuadrës time, nuk jam i kënaqur vetëm me rezultatin”, ka thënë fillimisht Balakov në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Ne nuk kemi kohë për të vuajtur sot, ne duhet të japim më të mirën tonë për të mposhtur Kosovën të hënën”
Kosova mori vetëm një pikë ndaj Malit të Zi sonte duke barazuar 1 me 1 në Podgoricë para ndeshjes të së hënës ndaj Bullgarisë si nikoqire./arbresh.info/
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...