Google ADS

Trajneri i Brentford, Frank, shpreson të mbajë Eriksen për më gjatë

08:16 | 21 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Brentford, Thomas Frank, beson ata do të mbajnë Christian Eriksen në skuadër për më shumë se vetëm këtë sezon.

Reprezentuesi danez, i cili është rikthyer pas arrestit kardiak në fushë verën e kaluar gjatë EURO 2020, ka qenë pjesë e Bletëve për pjesën e dytë të këtij sezoni.

Pasi u rikthyer në stërvitje të plota, Eriksen ka bërë përshtypje në ndeshjet e fundit të Premier League, duke ofruar asistime jetike për shokët e tij të skuadrës.

“Ai është këtu deri në fund të sezoni dhe më pas disa opsionë më pas, pork jo do të vendoset në fund të sezonit”, tha Frank për West London Sport.

“Mendoj se është një diskutim mes Christian dhe klubit. Sigurisht nëse më pyet mua, shpresoj që ai të qëndrojë për një kohë më të gjatë”.

“Mendoj se është realiste ta mbajmë atë, 100 për qind, po jam gjithashtu i vetëdijshëm se ka klube më të mëdha atje që mund të jenë të interesuara”.

“Mendoj se ndoshta varet nga shumë faktorë, por shpresoj që projekti t’i pëlqejë dhe dëshiron të qëndrojë. Thjesht po kënaqem duke e pasur atë këtu. Nuk mendoj se është koha për t’u fokusuar shumë në atë që do të ndodhë në fund të sezonit”, përfundoi Frank./Arbersh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme