Google ADS

Trajneri i Brazilit e vlerësonte Neymarin si “shembull të keq për fëmijët”

14:50 | 6 Korrik 2018
Arbresh Info

Gjatë nëntë viteve të tij në futbollin profesional, Neymar ka krijuar një reputacion për të qenurit një person që “shtiret” dhe ai vetëm se e ka përforcuar këtë pamje gjatë Kampionatit Botëror.

Ylli i Paris Saint Germain ishte kritikuar ashpër në fitoren 2 me 0 ndaj Meksikës për rrëzimet e lehta në fushë dhe reagimet e tepruara pas shumë faullimeve në takimin në kuadër të xhiros së 1/8-së, transmeton portali arbresh.info.

Reagimet e tij nuk kanë impresionuar as trajnerin e tij te skuadra kombëtare pasi Tite ka kritikuar 26-vjeçarin për këto veprime edhe në vitin 2012 duke e vlerësuar atë si “një shembull të keq për fëmijët”.

Tite e kishte bërë këtë në një intervistë pas një ndeshje gjatë të cilës lojtari Emerson Sheik ishte përjashtuar nga loja për shkak të “aktrimit” të tij.

Sidoqoftë, pavarësisht kritikave të shumta, Neymar i ka ndihmuar Brazilit të kualifikohet në çerekfinale në Kampionatin Botëror./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme