Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez është i lumtur që ka thirrur sërish në skuadër Adnan Januzajn dhe Laurent Depoitren.
Martinez ka folur për përzgjedhjen e tij këtë javë duke diskutuar edhe për përfshirjen e anësori kosovar të Real Sociedadit, Adnan Januzajn, transmeton portali arbresh.info.
“Lojtarë interesant me të cilët do të doja të punoja”, ka thënë fillimisht Martinez.
“Laurent është duke kaluar mjaftë mirë te Huddersfield Town, ai ka bërë një progres të madh në Angli brenda një periudhe të shkurtër kohore”
“Januzaj është duke kaluar gjithashtu shumë mirë te Real Socidadi, liga spanjolle i përshtatet atij. E shoh se ndihet mirë në lëkurën e tij dhe dëshiroj ta shoh atë në punë”, përfundoi ai.
Adnan Januzaj, i cili kishte mundësi të zgjidhte përfaqësuesen e Kosovës sipas rregullave të reja nga UEFA, ka bërë vetëm gjashtë paraqitje për Belgjikën./arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...