Trajneri Albert Sylejmani është pranuar në Programin FECC (FIBA Europe Coaching Certificate).
Sylejmani ishte propozuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Ai do të jetë pjesë e Programit 2025-27, thuhet në letrën e pranimit.
Në programin FECC, së fundi ishte pranuar Driton Obërtinca derisa janë certifikuar më herët Valentin Spaqi, Gyltekin Selimi, Dritëro Sefaja, Edon Godeni, Petrit Zeqiri dhe Ilir Selmani, të cilët ishin nominuar nga FBK-ja.
Ky është edicioni i nëntë i këtij programi që në fokus ka trajnerët/et që punojnë me gjenerata të reja.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me anë të edukimit të trajnerëve në Programe të rëndësishme ndërkombëtare, dëshmon për rëndësinë dhe përkushtimin që u jep gjeneratave të reja, duke synuar nxjerrjen e talenteve dhe masivizimin e basketbollit.
Malisheva prezanton afrimin e parë në këtë merkato
Bislimi reagon pas intervistimit nga Prokuroria Speciale
Rama: Kemi krijuar infrastrukturën e nevojshme me platformën...
Irani thotë se ka rrëzuar një avion të fuqishëm izraelit
Policia në Vlorë zbulon armë dhe municion të fshehur në një ...
Foda drejt Al Wahda, gazetari arab jep detaje