Trajneri i Bashkimit e paralajmëron Rilskin

17:31 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Trajneri i Bashkimi, Fotis Takianos, në deklaratën e tij për ndeshjen e nesërme, të cilën Bashkimi e zhvillon ndaj Rilski Sportistit të pamposhtur në kuadër të BIBL, ka thënë se ekipi i tij është në ritëm të mirë dhe do të kërkoj fitoren.

“E dimë shumë mirë Rilskin. Mendoj se dy ndeshjet e fundit na futën në një tempo të mirë të lojës dhe tashmë pritet të jetë dueli më i vështirë i javës. Do të

jemi edhe më të përgatitur për këtë ndeshje,” ka thënë Takianos, shkruan faqja zyrtare e BIBL.

“Tash s’mund të bëjmë asgjë më shumë sesa të trajtojmë kundërshtarin e nesërm në mënyrën më të mirë,të ruajmë agresivitetin në lojën tonë dhe të ngritim fokusin e performancës sonë,” kanë qenë fjalët e trajnerit grek të ekipit prizrenas.

Bashkimi është skuadra e vetme kosovare që garon në BIBL këtë stinor. Ekipi i Bashkimit aktualisht ka bilanc 2-2 në BIBL, ndërsa si vendas nuk ka pësuar.

Rilski në anën tjetër, ka fituar të gjitha ndeshjet e saja dhe është ekipi i vetëm që nuk ka shijuar humbje ende këtë stinor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme