“Disfata e edicionit të kaluar djeg ende, ndjej dëshirën të hakmarrjes për atë eliminim”. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde lajmëron kështu Juventusin në vigjilje të sfidës së Champions League.
“Do të jetë një sfidë stimuluese. Dybala? Është një futbollist fantastik, për atë do të kemi një vëzhgim special, por te Juve ka shumë futbollistë të tjerë të fortë. Dembele? Do të duhet t’i japim akoma më shumë kohë në dispozicion për tu integruar. Pastaj, Messi mund të luajë kudo”, vijoi Valverde.
“Juventus është një ekip i madh, ka futbollistë të mëdhenj dhe një trajner të madh, por e bukura e futbollit është edhe fakti që mund të kesh menjëherë një shans për hakmarrje dhe të martën do të tentojmë të fitojmë. Presim një Juventus që do të ushtrojë shumë presion, njëlloj si vitin e kaluar. Është e rëndësishme ta nisim me fitore”, deklaroi trajneri i Barcelonës në prag të sfidës me Juventusin, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.”
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh