Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini tha se ai nuk do të kishte bërë asgjë ndryshe kundër Interit, pavarësisht se e doli nga San Siro duarbosh.
Atalanta u orvat për barazimin, pasi Milan Skriniar shënoi golin e vetëm në ndeshje pas 54 minutash dhe ndihmoi Interin të rritë diferencën në krye të Serie A në gjashtë pikë.
Por Gasperini tha se ai nuk do ta kishte ndryshuar qasjen e tij pas një paraqitje të fortë kundër liderëve të Ligës, edhe pse ekipi i tij u mposht ngushtë 1-0 të hënën në mbrëmje.
“Nëse do ta përsërisja kështu edhe 100 herë? Unë do të thoja po, ”tha Gasperini për Sky Sport Italia pas ndeshjes.
“Ne patëm një lojë të mirë, si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Ne humbëm në një goditje këndi, paksa të hutuar. Ne humbëm për shkak të një episodi” – u shpreh Gasperini.
Atalanta mbetet në vendin e pestë me 49 pikë pas 26 xhirove. /Gazeta Express/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...