Google ADS

Trajneri i Argjentinës zbulon pse mungoi Lionel Messi kundër Spanjës

08:26 | 28 Mars 2018
Arbresh Info

Argjentina është tronditur nga Spanja që e ka mposhtur atë me rezultat të thellë 6 me 1 në miqësoren e zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Botëror.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk ishte pjesë e ‘La Albicelestes’ dhe trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka njoftuar se mungesa e tij ka ndodhur për shkak të lodhjes, transmeton portali arbresh.info.

“Messi është stërvitur me ne, por më pas është ndier i lodhur dhe nuk ka mundur të luaj”, u ka thënë Sampaoli gazetarëve. “Ai ishte me grupin gjatë gjithë kohës sepse ai është shumë i përfshirë në Kampionatin Botëror”

“Ai ka qenë i afërt me skuadrën kombëtare duke i ndihmuar djelmoshave të rinj”

Sa i përket rezultat pas ndeshjes, Sampaoli ka thënë:

“Unë e marr fajin për golat, nuk i vë faj lojtarëve. Dallimi ndërmjet skuadrave në lojë nuk ishte i madh si rezultati”

“Ne duhet të mësojmë nga këto raste. Kjo nuk mund të ndodhë në Kampionatin Botëror”

/arbresh.info/

Të ngjashme