Rudi Garcia mendon se humbja e një rasti nga Cristiano Ronaldos në pjesën e parë ishte pika e kthesës në humbjen ndaj Al-Ittihad në Superkupën e Arabisë Saudite.
Ronaldo duroi një natë frustruese pasi Al-Nassr u eliminua nga Superkupa e Arabisë Saudite pas një humbjeje 3-1 ndaj Al-Ittihad.
Sulmuesi portugez kishte rast ideal për gol në pjesën e parë, por nuk arriti të gjente rrjetën pasi Romarinho kishte kaluar Al-Ittihad në avantazh brenda 15 minutave.
Garcia mendon se rezultati mund të kishte qenë ndryshe nëse Ronaldo nuk do të dështonte në atë moment vendimtar.
“Një nga gjërat që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes ishte mundësia e humbur e Cristiano Ronaldos në pjesën e parë”, ka thënë Garcia pas ndeshjes.
Al-Ittihad e shfrytëzoi në maksimum këtë dhe dyfishoi epërsinë e tyre para pushimit me Abderrazak Hamdallah. Anderson Talisca ngushtoi shifrat në minutën e 67-të, por goli i Muhannad Shanqeeti vulosi rezultatin 3-1.
Ish-ylli i Manchester Unitedit do të shpresojë të shënojë golin e tij të parë për Al-Nassr të premten e ardhshme, kur ata do të përballen me Al-Fateh në Superligën Saudite.
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...