Trajneri i njohur gjerman, Christoph Daum ka treguar se ka refuzuar ofertën për të drejtuar Përfaqësuesen e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri gjerman, në një intervistë për “pfalz-echo.de”.
“Së fundmi kam marrë një kërkesë nga Kosova për t’u bërë trajner i kombëtares. Gjë që do të kishte qenë interesante, por si kërkesat nga Holanda dhe Belgjika, unë e refuzova”, tha 68-vjeçari.
“Jam i vetëdijshëm që me njohuritë dhe përvojën time mund të jem një ndihmë e vlefshme për disa klube për të arritur objektivat që kanë vendosur”.
“Por vetëm të kesh një punë dhe të mbash një ekip në ligë – që sigurisht është gjithashtu një objektiv i rëndësishëm – nuk është më sfida e duhur për mua”, ka përfunduar gjermani.
Ai në njëfarë mënyre konfirmoi se pasi ka menaxhuar shumë klube si Fenerbahce, Bayer Leverkusen e shumë të tjera, nuk është i interesuar të bëjë të njëjtën gjë, por ja që as oferta e Kosovës nuk e bindi që të provojë diçka më ndryshe.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...