Google ADS

Trajneri e ndërron mbiemrin, i vjen turp që është serb

17:17 | 24 Tetor 2018
Arbresh.info

Dinamo e Zagrebit nesër, në kuadër të Ligës së Evropës, takohet me Spartak Trnava, ndërsa temë kryesore në mediet e regjionit trajneri i deritashëm i skuadrës sllovake, Nestor El Maestro (Nestor Jevtic), i cili ka prejardhje serbe.

U lind në vitin 1983 në Beograd, ndërsa në moshën 8-vjeçare, së bashku me familjen shkoi në Angli. Kur i mbushi 16 vjet, ai vendosi ta ndërrojë mbiemrin, pasi i pengonte prejardhja.“Dëshiroja ta heq atë ‘iç’.

Pas aq vitesh në Angli ndihesha si britanik, por edhe më vinte turp që isha nga Serbia, pasi në atë kohë e gjithë bota e shihte si agresor.

Tirani Slobodan Milosevic, mbiemri i të cilit përfundon si i imi (me iç) është dënuar për krime lufte”, ka thënë Nestor në një intervistë për “Gardian”.

Për herë të parë emrin e mbiemrin i ndërroi kur u bë John Smith, më vonë e ktheu emrin Nestor, por ia shtoi edhe El Maestro, sepse i tingëllonte më “cool” dhe tani njihet me këtë emër.

“Tani jam El Maestro, më gjatë se sa isha Jevtic dhe jam mësuar të jetoj me këtë mbiemër”, ka thënë trajneri 35-vjeçar.

Pas disa përvojave në skuadra të ndryshme, aktualisht është trajner i CSKA Sofia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme