Mircea Lucescu, trajneri rumun, ka komentuar situatën e fundit që ka bllokuar Premierligën ukrainase për 30 ditë.
“Të gjitha aktivitetet sportive janë anuluar për 30 ditë. Unë nuk e lë Kievin për t’u kthyer në Rumani, nuk jam frikacak”, ka thënë Lucescu.
“Shpresoj që kjo luftë e nisur nga idiotët do të ndalojë sa më shpejtë të jetë e mundur. Kurrë nuk kam menduar se ishte e mundshme që kjo luftë të niste”, shtoi ai.
Përveç trajnerit Lucescu, lidhur me situatën në fjalë kanë reaguar edhe skuadra e Shakhtar Donetsk, pastaj lojtarë si Oleksandr Zinchenko si dhe ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë