Trajneri Challandes paralajmëron ndryshime në ekipin e Kosovës kundër Ishujve Faroe

19:53 | 9 Shtator 2018
Arbresh.info

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka konfirmuar se do të ketë ndryshime në përbërjen e parë të ekipit kombëtar për ballafaqimin me Ishujt Faroe në Ligën e Kombeve të hënën në Prishtinë.

Kosova do të jetë nikoqire e Ishujve Faroe në “Fadil Vokrri” të hënën me fillim në orën 20:45, në një takim të vlefshëm për xhiron e dytë të Grupit 3 të Ligës D, shkruan Gazeta Express.

Ekipi i Challandes barazoi pa gola në udhëtim ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen hapëse në Ligën e Kombeve të UEFA-s, por trajneri zviceran paralajmëroi në një konferencë për media në kryeqytet se në ndeshjen e nesërme do të ketë ndryshime.

Lajmi i mirë për të është rikthimi i Besar Halimit, mesfushorit që mungoi në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit në Baku.

“Nesër do të ketë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen ndaj Azerbajxhanit. Besar Halimi është i gatshëm për të luajtur, ama s’e konfirmoi formacionin një ditë më parë”, tha Challandes.

Ai e parashikon një ndeshje me pasime të shpejta dhe sulme të shpeshta me Ishujt Faroe.

“Nesër presin ndeshje tjetër për dallim me atë ndaj Azerbajxhanit. Pres lojë me pasime të shpejta dhe sulme” theksoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme