Futbolli i Kosovës këtë vit ka bërë hapa progresiv, edhe pse jo me ritmin çfarë e dëshirojmë.
Kështu mendojnë drejtori i Flamurtarit, Arbnor Morina dhe trajneri i Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi.
Sipas tyre, gjërat në futbollin tonë kanë ecur përpara por mbetet akoma të punojmë më shumë.
Ish-trajneri i disa klubeve elitare dhe njëkohësisht drejtori i Flamurtarit, Arbnor Morina në një prononcim për portalin arbresh.info, tha se në Superligë ka ngritje të cilësisë derisa shton se tashmë në futbollin tonë ka më shumë pasime gjatë një ndeshje futbolli sesa në edicionet e kaluara.
“Ka pasur gjëra që kanë shkuar përpara, por jo me ritmin të cilin e dëshirojmë na. Duhet me qenë të kënaqur për arsye se në Superligën e Kosovës ka një ngritje të kualitetit jo shumë të madhe por është një ngritje e kualitetit.”
Ndërsa për Superligën e Kosovës, Morina tha se cilësia është me lartë në krahasim me vitet e kaluara. Sipas teknikut prishtinas shumë gjëra kanë ndryshuar në aspektin pozitiv në futbollin tonë.
“Kemi cilësi më të lartë sesa përpara, për shembull kemi aksione që kryhen me shpejtë. Përpara një aksion ka shkuar për 15 – 16 sekondave, por tash shkon 11 – 12 sekonda që është prapë kohë e ngadalshme në krahasim me aksionet e kroateve, gjermanëve, anglezëve, por është përparim. Kemi më shumë pasime të sakta në krahasim me vitet e kaluara. Kemi më shumë pasime në zonë, me një pasim mundësh me i qit prej loje dy ose më shumë lojtarë.”
Morina në fund dha mendimin e tij për Kombëtaren e Kosovës. Sipas tij “Dardanët” kanë gjasa ta realizojnë ëndrrën, kualifikimin në Evropian.
“Unë besoj që Kosova mundet ta bëj këtë hap, mirëpo para kësaj është një hap shumë i rëndësishëm dhe ai është që të gjithë lojtarët të jenë përgatitur në ekipet e tyre, pasi në reprezentacion nuk ka kohë për përgatitje, janë në pyetje pesë ose gjashtë ditë. Qysh në muajin mars është loja me Maqedoninë që është shumë domethënëse dhe ka një peshë të madhe edhe po dëgjoj se ka mendime qëështë lojë politike mirëpo jemi mësuar me këto gjëra.”
Ndërkaq trajneri i Kombëtares së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi për portalin arbresh.info tha se në kampionatin e Kosovës ka pasur shumë sfida dhe klubet kanë pasur ngritje dhe rënie të shumta pos Ballkanit.
“Ka qenë shumë interesant, kampionati me shumë sfida, me shumë ndryshime në pozicion të tabelës, ka pasur shumë ngritje e rënie të të gjitha skuadrat, e vetmja skuadër që ka pasur rënien në minimum është Ballkani, ka qenë një skuadër në kontunitet e cila ka qenë mjaftë mirë e përgatitur edhe në të gjitha ndeshjet ka luajtur me një ritëm jashtëzakonisht të mirë edhe vet fakti tregon rezultatet e tyre. Skuadrat e tjera kanë pasur shumë ngritje e rënie.”
Krasniqi u shpreh se ka pritur më shumë këtë vit sepse pjesëmarrja në garat evropiane është pozitive për klubet dhe lojtarët.
“Presim më shumë se vet fakti tregon se pranimi në UEFA dhe FIFA i hap dyert në kualifikime, është jashtëzakonisht joshëse, është pozitive për të gjithë futbollistët. Kontratat janë profesionale, mendoj që është interesi i dy anëve edhe futbollistëve por edhe kryesisë të klubeve për shkak se nëse ata kualifikohen veç me automatizëm e kanë një shumë të caktuar të hollave.”
Edhe Krasniqi beson në kualifikim, mirëpo Kombëtarja jonë duhet të këtë kujdes sepse Maqedonia ka skuadër cilësore.
“Jam shumë optimist dhe mendoj që kemi një Kombëtare jashtëzakonisht të mirë, pozitive në kuptimin e ndeshjeve sepse kanë respekt ndaj kundërshtarit. Pjesa tjetër i takon paraqitjes në fushë dhe krejt ajo pjesa tjetër është ta mundim kundërshtarin në mënyrë sportive, normalisht me angazhim, disiplinë, përkushtim dhe normalisht me kualitet. Kemi gjasa të mëdha, mos të harrojmë se i marrim gjërat me jo seriozitet, Maqedonia është jashtëzakonisht e fortë.”
Krejt në fund strategët e futbollit tonë besojnë që në vitin që po hyjmë futbolli i Kosovës veçmas Kombëtaren e Kosovës e presin ditët të ndritshme./E.Bytyqi/arbresh.info/
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...