Në fillim të vitit 2022, Kupa e Kombeve Afrikane fillon në Kamerun dhe trajneri maroken është i shqetësuar për mundësinë që klubet evropiane të mos lejojnë lojtarët e tyre të marrin pjesë në garë.Problemi i parë erdhi me Sevillan.
Klubi spanjoll bëri të ditur se sulmuesi maroken Youssef En Nesyri do t’i duhet një kohë më e gjatë për t’u rikuperuar, andaj nuk mund të marrë pjesë në kompeticion, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga ana tjetër, stafi mjekësor i Marokut beson se 24-vjeçari do të jetë gati për të garuar. Ata janë në kontakt të vazhdueshëm, duke e inkurajuar atë të rikuperohet dhe të luajë në kompeticionin e madh.
Halilhodzic u çmend pas mesazhit të Sevillas dhe më pas komentoi faktin se disa klube, veçanërisht në Angli, po kërcënojnë të mos i lënë lojtarët e tyre në Kamerun për shkak të pandemisë.
“Duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore, gjithçka është më e komplikuar dhe e vështirë,” tha Halilhodzic për AFP vetëm një ditë pasi Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) tha se lojtarët mund të ndalohen të udhëtojnë në Kamerun.“Pyetja e madhe është nëse kjo garë do të mbahet apo jo, apo nëse klubet do të lejojnë lojtarët të vijnë apo jo. Për momentin, ka një luftë të madhe mes lobimeve të ndryshme. Lojtarët janë të detyruar të vijnë në ekipin kombëtar, por klubet bëjnë gjithçka që të mos lejojnë lojtarët, disa madje i kërcënuan lojtarët, u thanë se mund të humbin vendin, të largohen… Ndoshta do të jetë një problem i madh për lojtarët që luajnë në Evropë. Ata që nuk vijnë mund t’i thonë menjëherë lamtumirë kombëtares”, tha Vahid.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...